Vizita e para kohëve e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, duket se ka lënë shije të hidhur në raportin e tij me zyrtarët maqedonas.
Kurti e Kovaçevski ishin pardje pjesë e Forumit Strategjik të Bled që u mbajt në Slloveni. Siç ndodh rëndom ku krerët e vendeve të ndryshme, sidomos atyre fqinje shtrëngojnë duart apo shkrepin foto me njëri-tjetrin, diçka e tillë nuk ndodhi më dyshen.
Ndonëse të dy qëndruan në të njëjtin vend në Bled të Sllovenisë bashkë me liderët e tjerë të rajonit, ata nuk u panë në asnjë rast duke shtrënguar duart a biseduar.
E njëjta pamje u vërejt edhe në takimin informal në Athinë të organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis.
Vizita e fundit e Kurtit në Maqedoninë e Veriut më 11 gusht shkaktoi reagimin e presidentit dhe qeverisë në Shkup. Organizimi i ngjarjeve në Çair dhe Tetovë, dy komunat e banuara me shumicë shqiptare, pasi jehonë të keqe mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shkruan Express.