Vendosni fjalën kyçe....

Largoi me makinë autorin e atentati në qershor, arrestohet 23-vjeçari në Dibër


Indrit Belba, 23-vjeç është arrestuar nga policia pasi më 6 qershor ka larguar me makinë autorin e një atentati

DIBËR- Indrit Belba është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi më 6 qershor largoi me makinë autorin e një atentatit.

23-vjeçari u arrestua pasi ndihmoi Ardit Aldedjan duke e larguar pasi tentoi të vriste një 20-vjeçar.

Indrit Belba është nën akuzë për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

‘Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.