Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Balla takim me anëtarin e Parlamentit Europian: Intensfikimi i bashkëpunimit të strukturave ligjzbatuese në luftën kundër krimit ndërkufitar


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov.

Vet Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar si dhe ka nënvizuar arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane”.

“Mirëprita anëtarin e Parlamentit Europian Andrey Novakov. Vlerësuam arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm intensfikimi i bashkëpunimit të strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme”, shkruan Balla.