Vendosni fjalën kyçe....

Balla jep vendimin e qeverisë: Mbulim i qirave për punonjësit e Gardës që punojnë jashtë qytetit të tyre, kredi me interes 0 për efektivët e policisë


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot vendimet të marrë për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës gjatë mbledhjes së qeverisë.

Balla tha se shteti do të mbulojë qiranë për punonjësit e Gardës të cilët detyrohen të ndërrojnë qytet për shkak të punës.

Po ashtu Balla tha se efektivë të policisë të cilët plotësojnë kriteret do të ketë mundësi që të marrin kredi me 0 interes. Balla tha me tej se deri në 2025 do të zgjidhet problem i strehimit të 900 punonjësve.

 

“Të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës që detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër është e domosdoshme të mbulojmë qiranë për të gjithë këta punonjës që e kryejnë zhvendosjen për shkak të detyrës.

Trajtimin me kredi me interes 0 të punonjësve të policisë së shtetit. Pas pak ditësh nëse punonjësi i policisë që ka krijuar një familje të re dhe është nën 40 vjeç, do të jetë gati në shtator menjëherë të aplikojnë.

Janë rreth 900 punonjës të policisë që kanë problematika me strehimin. Të trajtojmë 100 familje të para të punonjësve të policisë me banesa. Shpresoj që gjatë 2025 të përmbyllet e gjithë kjo fazë prej 900 familjesh të punonjësve të policisë. Objektivi kryesor është trajtimi i duhur dhe dinjitoz e financiar i policisë së shtetit. Besoj se para festave të fund vitit do të kemi mundësi të vizitoj disa nga punonjësit e policisë së shtetit në banesa të reja.”, tha Balla.