Vendosni fjalën kyçe....

Forcimi i ushtrisë turke është domosdoshmëri, s’do ndalemi – Erdogan


Forcimi i Forcave të Armatosura Turke është një domosdoshmëri që Turqia të jetë një vend i fuqishëm, tha të mërkurën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne e dimë shumë mirë nga përvojat tona të hidhura se nuk mund të ketë një Turqi të fortë pa një ushtri të fortë. Rritja e forcës parandaluese të Forcave të Armatosura Turke përbën një domosdoshmëri për vendin tonë dhe jo një zgjedhje,” tha Erdogan në një ceremoni në kryeqytetin Ankara.

“Është e domosdoshme të kesh një ushtri të fortë, moderne dhe të disiplinuar me aftësi parandaluese të larta”, shtoi ai.

“Ne kemi ndërmarrë shumë hapa historikë që do forcojnë ushtrinë tonë. Ne kemi shkruar një epope në fushën e industrisë së mbrojtjes,” tha Erdogan.