Vendosni fjalën kyçe....

Orban paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore: Vetëm rizgjedhja e Trump e shpëton perëndimin


Kryeministri i Hungarisë paralajmëroi të mërkurën për rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore dhe kërkoi një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

Viktor Orban bëri thirrje për një marrëveshje me Rusinë për një arkitekturë të re sigurie që do ofronte siguri dhe sovranitet për Ukrainën, por jo anëtarësimin në NATO.

“Ne po jetojmë në një kohë shumë të rrezikshme. Kështu që Lufta e Tretë Botërore mund të trokasë në derën tonë,” i tha Orban ish-prezantuesit të Fox Neës Tucker Carlson.

“Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm.”

Orhan tha se mesazhi i tij për Amerikën si dhe për samitet e NATO-s është që të jenë të kujdesshëm.

“Nëse ndonjë vend perëndimor do të dërgonte ushtarë në territorin rus, kjo do nënkuptonte një luftë të drejtpërdrejtë midis Perëndimit dhe Rusisë. Dhe ne do ishim në një Luftë të Tretë Botërore, menjëherë. Tani është një çast shumë i rrezikshëm,” tha ai.

Ai pretendoi se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të ishte rizgjedhja e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”, tha Orban.