Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”


Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, etj.

News24 raporton se SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, apeli i Posaçëm i GJKKO-së shtyu për më 31 gusht seancën për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.