Vendosni fjalën kyçe....

170 liderë globalë i kërkojnë Bangladeshit të pezullojë procedurat ligjore ndaj fituesit të Nobelit për Paqen


 

Më shumë se 170 liderë globalë duke përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, kanë shkruar një letër të hapur duke i kërkuar kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, të pezullojë procedurat ligjore kundër laureatit Nobel, Muhammad Yunus.

Yunus, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në 2006 për punën e tij për të ndihmuar individët e varfër, dyshohet se është përballur me ‘ngacmime të vazhdueshme gjyqësore’ nga administrata e Hasinës.

Në letrën e së martës krerët thanë: “Një nga kërcënimet ndaj të drejtave të njeriut që na shqetëson në kontekstin aktual është rasti i laureatit të Çmimit Nobel për Paqen Prof. Muhamed Yunus. Jemi të alarmuar që ai ka qenë kohët e fundit synuar nga ajo që ne besojmë se është ngacmim i vazhdueshëm gjyqësor.”

Ata shprehën besimin e tyre se ‘çdo shqyrtim i plotë i çështjeve kundër korrupsionit dhe ligjit të punës kundër tij do të rezultojë në lirimin e tij’.

Duke iu përgjigjur letrës së hapur, kryeministrja e Bangladeshit Hasina tha se do të mirëpriste ekspertë dhe avokatë ndërkombëtarë për të vlerësuar procedurat ligjore dhe për të shqyrtuar dokumentet në lidhje me akuzat kundër Yunus. Ajo sugjeroi se kjo do zbulonte informacione shtesë në lidhje me rastin.

“Nëse dërgojnë ekspertë dhe avokatë, do të zbulohen shumë gjëra të tjera, të cilat mbeten të paprekura. Shumë gjëra të tilla do të dalin.”