Një plan kalimtar gjashtëmujor për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik në Niger, pas marrjes së pushtetit nga ushtria e atij vendi në një grusht shteti muajin e kaluar, u propozua të martën nga Ahmed Attaf, ministri i Jashtëm i Algjerisë fqinje.
Ministri parashtroi kuadrin pas një turneu diplomatik në tre vende të Afrikës Perëndimore, Nigerisë, Beninit dhe Ganës, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të krizës në Niamey dhe për të shmangur ndërhyrjen ushtarake.
Sundimtari ushtarak i Nigerit, gjenerali Abdourahmane Tchiani, ka konsideruar një afat kohor trevjeçar për të kthyer vendin e Afrikës Perëndimore në sundimin civil.
Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin e vendit të tij, Algjer, dhe të raportuar nga AFP, Attaf tha se ‘periudha e tranzicionit të liderëve të grushtit të shtetit që do zgjasë maksimumi tre vjet’ mund të ‘përfundohet në gjashtë muaj’.
Sipas diplomatit të lartë, nisma e Algjerisë përfshin gjashtë pika, duke përfshirë zhvillimin e ‘marrëveshjeve politike me pranimin e të gjitha palëve në Niger pa përjashtuar asnjë palë’ dhe brenda periudhës gjysmëvjeçare të propozuar.
Javën e kaluar, Algjeria thuhet se hodhi poshtë një kërkesë nga Franca për të fluturuar mbi hapësirën e saj ajrore për një operacion ushtarak në Niger, ndërsa Parisi mohon të ketë planifikojë një sulm për të çliruar presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum.