Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Ju shpjegoj pse Soros s’po largohet; ai po konsolidohet


Avokati Altin Goxhaj i ka quajtur pjesë të një operacioni të rremë lajmet në media se Soros e fondacionet e tij po largohen nga Shqipëria e Evropa.

Ai tha se bëhet fjalë për lajme që prodhuara në laboratorët e Soros për të krijuar idenë e rreme, teksa në fakt ai po e forcon dhe konsolidon praninë e tij në Shqipëri dhe Evropë.

I ftuar në Fax News, ai tha se ndryshe nga i ati, i cili shpenzonte shumë për krijimin e imazhit filantropist të rrjetit të tij, Alex Soros që ka marrë në duar fondacionet në mbarë botën, është thellësisht politik në axhendën e veprimet e tij, gjë të cilën ai e ka pohuar vetë, tha Goxhaj.

Aktivisti nënvizoi se Alex Soros e fondacionet e rrjeti Soros kanë kapur elitat politike në Shqipëri e Evropë dhe tashmë është hedhur në sulmin përfundimtar.

Goxhaj u kthye pas në kohë në vitin 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet, duke theksuar se Berisha e Xhorsh Soros arritën një marrëveshje përmes së cilës u themelua KOP-i e kreu i PD-së do ishte edhe kreu i KOP-it.

Pjesë e marrëveshjes tha ai, ishte edhe tërheqja në dukje e Fondacionit Soros nga Shqipëria, duke lënë pas rrjetin NOSA, pjesë e të cilit ishin MJAFT i Erion Veliajt, shoqatat e Remzi Lanit, Besnik Aliajt e analistit Artan Hoxha, që ishin sërish pjesë e rrjetit Soros.

Goxhaj tha se Soros po ndryshon mënyrën e operacionit duke qenë se është ndër fytyrat më të urryera me axhendat e tij liberale dhe për këtë arsye ka ndryshua strategji, duke u hedhur në sulm duke i përqendruar të gjitha burimet në kapjen e sistemit përmes politikanëve që ka kultivuar.

Intervista e plotë e Goxhajt

“Duke iu referuar një lajmi ndërkombëtar që është promovuar nga mediat e Sorosit, me një titull të sajuar po nga laboratorët e Fondacionit Soros, që thotë se Soros po ikën nga Evropa, po tërhiqet nga Evropa, po redukton fondet në Evropë. Dhe kjo bëhet pikërisht nga mediat që prodhohen nga Sorosi, me shkrime që prodhohen nga njerëzit e Sorosit. Unë kam një kompetencë në këtë fushë, besoj nga të gjithë shqiptarët e tjerë. Për shkak se kam dhënë prova këto 20 vjet si e kam dekonstruktuar këtë skemë edhe për shkak të njohjes sime personale që kam pas para 20 vjetësh në atë rrjet, po kam kuptuar manualin e tij të cilin e kam studiuar në vite dhe i kam dekonstruktuar në vite dhe nuk kam gabuar kurrë deri sot që kur unë kam filluar këtë fushatë ndërgjegjësimi publik me gjithë koston që jam detyruar të paguaj.

Unë mund të them me plot gojën që ky është një mashtrim i madh. Është përdorur një element, që ka të bëjë me një operacion të brendshëm organizativ të Sorosit, për  të dhënë shijen sikur Sorosi po largohet nga Evropa. Kjo histori ka ndodhur në Shqipëri në vitin 2005. Unë e kam shikuar njëherë këtë film, tani po shoh ribërjen. Në vitin 2005, në pushtet do vinte PD-ja. Para se kjo të ndodhte u bë një marrëveshje mes PD-së dhe Sorosit, Sali Berishës e Xhorxh Sorosit, nëpërmjet Xhonas Rolet, që meqë PD-ja mund të vijë në pushtet ne mund ta pengojmë si fondacion duke krijuar një pol të qendrës, me Erjon Veliajn, me Mjaftin, me Genc Pollon, me Ilir Metën, me Edi Ramën e shumë të tjerë. Dhe ata negocian krijimin e KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave) dhe kryetari i KOP-it do ishte kryetari i PD-së. Dhe për  këtë punë u prish nga vetë Sorosi plani për një pol të qendrës, pra një formacion elektoral të ri dhe në atë kohë, Fondacioni Soros për të dhënë një mesazh tërheqjeje për shkak të një marrëveshjeje hapi fjalë dhe ndërtoi një imazh institucional sikur Fondacioni Soros po largohej nga Shqipëria dhe duke u larguar do linte pas një rrjet që quhej NOSA.

NOSA ishte një rrjet i përbërë nga disa organizata, përfshirë MJAFT-in mes tyre, shoqatën e Remzi Lanit, të Artan Hoxhës që del si analist i PD-së Besnik Alisë e shumë të tjerë, ishte një rrjet gjoja. Do merrnin fondet e Fondacionit Soros dhe do i menaxhonin këta dhe mund të ndanin edhe fonde. Ky ishte i gjithë nje operacion mashtrimi. Mua më kujton ato operacionet e CIA-s kur shkonin në Kubë. Operacioni i Gjirit të Derrave. Është një operaciom mashstrimi, është e njëjta gjë që po ndodh sot në Evropë. Fondacioni Soros në këtë vit që ne ndodhemi sipas bilanceve dhe sondazheve që ka bërë rezulton që është Fondacioni më u urryer në historinë e Evropës në 100 vitet e fundit.

Kurrë në Evropë nuk është urryer një fondacion, një rrjet dhe kurrë nuk është bërë kaq problem për njerëzit që të jenë të asociuar me këtë fondacion. Flas për të gjitha vendet e Evropës. Kudo që thuhet fjala Soros sikur ke thënë lebrozë. Sot në Shqipëri ne e kuptojmë këtë gjë sesi duket koncepti, sesi njerëzit kanë frikë të thonë që janë  të lidhur me Sorosin. Sepse njerëzit e kanë kuptuar dhe kanë një urrejtje. Unë kamë dhënë kontributin tim maksimal që të kultivoj këtë farë, të identifikimit të së keqes së fshehur,  të padukshme, të errët e cila vepron si një strukturë mafioze për të kapur Shqipërinë dhe për të realizuar këtë që po bën sot me këtë klasë politike që ka sjellë sot që është axhenda e shpopullimit.

Po çfarë po ndodh në Evropë, që ta lidh edhe me Shqipërinë. Në Evropë Fondacioni Soros ka kuptuar nga të githa të dhënat e veta që modeli që ai ka, që jep 10 milionë dllarë dhe nga këto 10 milionë dollarë 9 jepet për të krijuar idenë sikur po ndihmojnë shoqatat dhe 1 milion jepen për operacionin real që prodhon nesër 1 miliard dollarë përfitim, që është kultivimi i klasës politike, filizat e rinj që kapin sistemin, që korruptojnë sisteme, ka kuptuar që ky 9 milionësh është i tepërt.

Pra ky milionësh është barrë e kotë. Sepse sado të hedhë Sorosi me kap ke fytyra e vet me këto 9 milionë dollarë për të treguar që është filantropi, po ndihmon kancerin, siç thoë Tik Lapaj psh që më ka ndihmuar Sorosi për të mbrojtur fëmijët me kancer, çmenduritë e gënjeshtrave tipike të Erion Veliajt dikur. Në këtë situatë Soros sado të bëjë makiazh është kaq i plakur dhe kaq i shëmtuar në fizionominë e vet politike të kësaj Evrope që ka bërë sa ka kuptuar që ai ka nj ndërmarrje ku ka një sektor shumë të shtrenjtë që është imazhi që ka dështuar. Ai po heq dorë nga një investim i kotë që nuk i rregullon imazhin e vet sepse të gjithë e dinë se kush është ai. Dhe këtë në Shqipëri, të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nga mënyra sesi unë kam punuar për ta dekonstruktuar fije-fije këtë skemë mafioze në kaq vjet dhe duke përdorur jashtëzakonisht shumë mirë edhe lidhjet e mia politike për të ndikuar në klasën politike, në narrativën politike, në gazetari etj. kemi sot një situatë ku Sorosi është sot një kosto shumë e lartë imazhi për njerëzit.

Alex Soros, e kanë harruar njerëzit dhe e fshehin lajmet dhe po të shohësh këtë entuziazimin idiot të Syrit e të tjerëve, që thonë ja Sorosi po largohet, Sorosi po falimenton, që nuk kuptojnë asnjë gjë, ai po heq vetëm një sektor që është imazhi nga shpenzimet e veta të rënda sepse Alex Soros e ka thënë dhe ata s’e kanë kuptuar, asnjë s’e ka kuptuar sepse asnjë nuk lexon dhe asnjë nuk e kupton skemën për shkak se janë tifozeri, nuk janë analitikë, ecin me emocionin e imazhit po nuk kuptojë dot brendësinë e imazhit. Dhe unë kam kuptuar një gjë, që sa herë bën Sorosi diçka, është e kundërta e asaj që thotë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Sorosi të thotë një gjë ashtu siç është, gjithmonë thotë të kundërtën dhe në këtë rast unë dua t’ia shpjegoj publikut që Alex Soros ka deklaruar në momentin që mori fondacionet, në një mënyrë të çuditshme operacionale sesi u bë ai pronar i të gjitha fondacioneve pa zhurmë, pa një baba që takon stafin, që ia lë të birit, që mban një fjalim të rastit, po një situatë tamam si ato me Stalinin apo Putinin në kuptimin e atyre intrigave të brendshme që ti nuk e merr vesh, veç kur helmohet dikush.

Në këtë situatë Alex Soros ka deklaruar. Unë nuk jam si babai im ka thënë, unë jam  i mirëfilltë politik. Pra unë nuk do investohem për ato imazhet e kancerit, unë do investohem për të bërë vetë kancerin. Që do të thotë, koncepti është që vetë Sorosi po përqendron të gjitha burimet e veta për goditje finale. Që është e gjitha e pastër politike. Nuk i intereson më të mbështesë shoqatën e fëmijëve jetimë, për të krijuar imazh si mafia, kur krijon një fondacion filantropie mafia çfarë bën. Shkon te një manastir, i jep ca para një kishe, jap o bëjmë një të mirë sepse kështu bëhet pastrimi i parave. Nnërkohë në këtë rast Sorosi e ka kuptuar që nuk po shërben më fakti sikur po ndihmon, është e qartë që ai nuk po ndihmon, ai po rekruton ushtrinë e tij. Dhe në këtë rast tërheqja e Fondacionit Soros nga Evropa është mashtrimi më i madh, sepse është e kundërta.

Tani të gjitha burimet do përqendrohen në kapjen politike të sistemit sepse ata kanë kultivuar këtë klasë politike që kanë dhe po krijojnë vazhdimësinë. Sepse në këtë moment çfarë ka ndodhur. Pas vitit 2016 e pas vitit 2020 kur bota filloi të zgjohet nga gjumi që me ardhjen e Donald Trumo dhe mënyra sesi mori hov politika e Orban dhe suksesi elektoral që ai pati, në botë u krijua, sidomos pas luftës në Ukrainë qartësia e madhe se çfarë e keqe po i vinte botës nga këto axhenda liberale dhe sidomos sesi elita e të keqes Fondacionet Soros. Dhe Sorosi në këtë situatë, në këtë moment që ne ndodhemi është përballë faktit që po përqendron të gjitha burimet në goditje kryesore, kudo në Evropë, kudo në botë.

Në SHBA sot është problem numër një. Sot në Evropë është qartazi dhe po të shohësh të gjitha lajmet sikur Sorosi po ikën i kanë prodhuar mediat e Sorosit. Dhe po bëjnë sikur po qajnë, ua çdo bëjmë tani ne që po ikën Sorosi. Në fakt të gjithë gënjejnë. Sorosi kontrollon elitat politike, klasat politike  dhe nuk ka nevojë më të hedhë para sepse i ka kapur të gjitha paratë. Kudo që hidhen para në Shqipëri BE, ambasada amerikane, rrjetet ndërkombëtare me institutet ndërkombëtare, me këto të partive politike, me ambsada, hiq noj frranceze që s’e kap dot  ndonjëherë, të gjitha këto para shkojnë aty ku kërkon Sorosi të shkojnë. Janë paratë e tjerëve që përdor tani Sorosi në Shqiëpri.

Dhe kur njerëzit thonë që unë nuk paguhem nga Sorosi dhe ti qesh kur e sheh atë që e thotë. Po nga i more paratë ti, ai që t’i jep ty nuk është i rrjetit Soros. Vërtet mund të ketë logo tjetër, po ne e dimë sesi ka kapur gjithë sistemin. Dhe në këtë rast ne kemi të bëjmë me një situatë që unë dua t’ua qartësoj njerëzve që na ndjekin që të kuptojnë që po i mashtrojnë. Dhe po të shohësh kush i jep këto lajme. Janë pikërisht njerëzit e Sorosit edhe në Shqipëri që e prodhojnë këtë lajm duke prodhuar imazhin e pavërtetë. Sorosi është hedhur në sulm. Është e kundërta, nuk është se po ikën.”