Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka: Nuk keni parë asgjë akoma…


Avokati i biznemenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit ‘Memaorfoza’ tha se drejtësia po përdor një standard jashtëzakonisht të ulët në çështjen ndaj klientit të tij.

Teksa citoi fjalët e kryeministit Rama vite më parë, Ylli Manjani tha se qytetarët shqiptarë ‘nuk kanë  parë agjë akoma’.

Avokati i Gjokës tha se drejtësia mund të hetojë për këdo po nuk ka asnjë të drejtë të burgosë dikë pa prova ndërsa ai është në hetim.

“Të drejtësisë shqiptare, të asaj të djeshme dhe kësaj të sotme që të vë person në hetim dhe të vë hekurat. Po të duan të hetojnë, të hetojnë. Por kjo nuk është standard. Problemi është që me këtë standard, po ju them një gjë të gjithëve tani. Me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. 

Kush e do Pëllumb Gjokën në burg? Unë nuk bëj dot teori konspiracioni dhe nuk i ushqej dot as konspiracionistët dhe as gjyqet popullore. Atë që s’e keni parë ju dhe ne akoma dhe mesa duket do e shohim është: Standardi jashtëzakonisht i ulët i marrjes në përgjegjësi penale dhe për shkak të këtij standardi shprehja e shokut Enver ‘gjithë populli ushtar’ do bëhet ‘i gjithë populli në burg’.  Dhe kjo godina këtu do bëhet si godina e degës ushtarake që thërritshin për në zbor.” – tha Manjani.