Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur drejtuesin e një automjeti i cili u denoncua me video në rrjete sociale, për kryerje të manovrave të rrezikshme në rrugë.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit “Mercedes Benz” shfaqej në video duke bërë një sërë parakalimesh të konsideruara si rrezik për shkaktim aksidenti.