Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një person në Vaun e Dejës


Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vaun e Dejës.

Burime bëjnë me dije se një person është transportuar i plagosur në spitalin e Shkodrës, ndërsa identiteti nuk dihet ende.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autori.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.