Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët protestojnë sërish në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj


Mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë.

Sipas raportimeve të gazetarëve në media, numri i demonstruesve ishte më i lartë, teksa këtë herë janë bashkuar dhe qytetarë kosovarë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.

Në protestë ka qenë i pranishëm edhe avokati i tij mbrojtës Bashim Nikolla, ndërkohë ditën e nesërme pritet të ketë një seancë tjetër gjyqësore në orën 12:00.

Kujtojmë që më datë 18 gusht u mbajt seanca e kërkuar nga avokati i ti , por u mbajt në fuqi masa e paraburgimit.