Pesë punonjës të mirëmbajtjes së hekurudhave kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Torino, Itali.
Treni i shpejtësisë së lartë i përplasi punonjësit duke i marrë zvarrë për qindra metra mbi shina.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën.
Treni shkonte drejt Torinos me një shpejtësi 160 km/orë e nuk kishte udhëtarë brenda.