Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 21 kg eksploziv duke shkuar në Fier, gjykata lë në burg 29-vjeçarin nga Kamza


Gjykata e Fierit ka lënë në burg 29-vjeçarin Albi Meçini, i cili u arrestua dje pasi u kap me 2 çanta me  rreth 21 kilogram eksploziv.

I riu, banues në  Kamëz, dyshohet se do kryente atentat ndaj një personi me rekorde kriminale dhe u kap në rrugën Mbrostar-Fier.

Meçinit iu gjetën në dy çanta 21.4 kg eksploziv të montuara gati për shpërthim si dhe bidonë me benzinë në dy mjete.

I riu ishte në kërkim nga policia edhe për rrëmbimin e zhdukjen e Fatmir Sulovarit e Leonard Theodhorit në Sarandë.

Gjatë kontrollit të djeshëm policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalit, 25 vjeç, nga Tirana, të cilët janë shpallur në kërkim.