Sekretari Organizativ i Rithemelimit shkruan se ndryshimet në qeveri të paralajmëruara nga kryeministri Rama bëhen që të mos ketë ndryshim për shqiptarët.
Në një shënim në Facebook, Klevis Balliu shkruan se ndryshimet në qeveri nuk do sjellin asgjë të re, pasi një palë hajdutë do zëvendësohen nga të tjerë.
Ai bën thirrje për rrëzimin e qeverisë e opozita duhet të mëndojë e të analizojë si ta arrijë këtë.
“Ndryshime ne qeveri, qe mos te kete ndryshim për Shqiperine. Prej disa ditesh media te ndryshme po reklamojne se ne 4 shtator Rama do te bej ndryshime ne qeveri. Kjo pyetje apo dileme ka zero vlere per vendin dhe qytetaret. Ceshtja nuk qendron te kete ndryshime ne qeveri por te kete ndryshim ne Shqiperi. Cfare ndryshimi mund te kete, nese nje hajdute zevendesohet me nje hajdute tjeter, rezultati eshte i njejte, me shume vjedhje. Qytetaret po vidhen dhe do te vidhen dhe pushteti do te vijoje te pasurohet. Ndaj nuk duhet menduar apo analizuar se si do ndryshoje qeveria, por cfare duhet te bejme qe te rrezojme qeverine per te ndryshuar Shqiperine.” – shkruan Balliu.