Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh nesër Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndryshime statutore, votohet Këshilli i ri Kombëtar


Nesër PD e Bashës mbledh Kuvendin Kombëtar. Takimi do mbahet në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’ e pritet të nisë rreth orës 10 të paradites.

Pritet që Basha përveç ndryshimeve statutore t’i hapë rrugë edhe ndryshimit të drejtuesve të partisë, duke përfshirë edhe kreun e grupit parlamentar.

Nesër është parashikuar votimi i Këshillit të ri Kombëtar ndërsa në listë nuk pritet të jenë anëtarët e mbështetësit e grupit të Berishës.