Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Parlamenti është kthyer në funksion të regjimit të Ramës, e mban Belerin në burg që të skadojë afati i betimit


Përpara nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës, Sali Berisha ka mbledhur deputetët e grupit të tij parlamentar.

Nga selia blu Berisha tha se është e vështirë ulja në sallën e parlamentit që sipas tij është i përbërë nga hajdutë dhe njerëz që nuk njohin as ligj as moral e as kushtetutë.

Kreu i PD-së të Rithemelimit e cilësoi Parlamentit në funksion të regjimit të Edi Ramës, krimit drogës dhe vjedhjeve.

Më tej Berisha tha se Rama po e mban në burg Fredi Belerin derisa t’i skadojë afati 90 ditë që të mos betohet si kryetar i bashkisë Himarë.

Unë e kuptoj që për mënyrën si funksionon parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëz që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë, as rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët, shkelmohen çdo orë, çdo ditë. Parlament i cili është totalisht në  funksion të regjimit të Edi Ramës, regjimit të krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst, është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrime më supreme ndaj zgjedhësve tanë, na detyrojnë ne që jo vetëm që të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, të shumëfishojmë alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe Europë, pas Putinit dhe Lukashenkos.

Edi Rama është turpi i Shqipërisë. Çdo ditë që kalon është një mbulesë turpi për ne. I vetmi kryeministër në rajon të refuzohet nga dy kryeministra të vendeve fqinjë.

Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij sepse është i zbërthyer totalisht i lidhur kokë r këmbë me krimin, drogën dhe vjedhjen. Nuk u prit në Athinë sepse samiti ishte për vlerat europiane që duhet të ndajnë vendet e rajonit.

Mban në burg Belerin që të skadojë afati i 90 ditëve që ai të mos betohet si kryetari i bashkisë së Himarës”, – deklaroi Berisha.