Disa drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në Tiranë pasi janë kapur duke lëvizur me fëmijë në makinë që nuk kanë qenë të fiksuar në ulëset e përcaktuara.
Në videon e shfaqur nga policia, duken fëmijë të ngjitur në baxhon e makinës ose të ulur në vendin e parë bashkë me prindërit pas ulesë të fiksuara.
Çdo udhëtar deri në moshën që nuk përdor rripin e sigurimit ose ulëset e fiksuara ndëshkohet me 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja gjobë që i vihet drejtuesit të mjetit.
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.