Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje makina në Himarë


Foto ilustruese

Një makinë tip ‘Mercedes-Benz’ ka marrë flakë në ecje në Himarë.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit, 25-vjeçarja me iniciale Xh.B. banuese në Tiranë ka mundur të dalë në kohë jashtë.

Sipas policisë dyshohet se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.

Njoftimi

“Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.”