Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Kontrabanda e naftës po bën kërdinë, qeveria ka krijuar puse pasurimi për një grusht njerëzish


Deputeti i PD-së Ervin Salianji shkruan se kontrabanda e naftës po bën kërdinë madje edhe nga vende nën embargo ndërkohë që fitimet e kompanive që shesin naftë kanë arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve e ndarjen e fitimit me ta.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se ndërsa nafta po e kapërcen çmimin 200 lekë për një litër duke rënduar xhepat e qytetarëve e  ekonominëm qeveria ka krijuar puse pasurimi për një grusht njerëzish.

“Kontrabanda e naftës bën kërdinë, madje dhe nga vende nën embargo si Libia, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve dhe ndarjen e përfitimeve me ta! Çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle! Duhet ndryshim!” – shkruan Salianji.