Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi i kamionit përplas për vdekje gruan që po i mësonte makinën të birit (Video)


Një shofer kamioni, i cili përplasi një nënë beqare përpara djalit të saj, është liruar pa asnjë akuzë, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Leonia Picone, 55 vjeçe, po i mësonte djalit të saj 17-vjeçar të voziste në Ëetherill Park, në perëndim të Sidneit, rreth orës 6:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur një kamion dyshohet se e përplasi makinën e saj Ford Mondeo teksa ajo doli nga rruga kryesore.

Pamjet treguan momentin kur zonja Picone doli nga makina e saj dhe qëndroi para kamionit për të tërhequr vëmendjen e shoferit.

Kamioni më pas mori shpejtësi dhe e goditi atë ndërsa djali i saj shikonte.

Shoferi i kamionit, 51 vjeç, u dërgua në spital për testim të detyrueshëm për drogën dhe alkoolin.

Ai u mor në pyetje edhe nga policia, por u la i lirë pa asnjë akuzë.

“Shoferi është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme,” tha një zëdhënës i policisë së NSË për Daily Mail Australia.

Djali i zonjës Picone u trajtua për tronditje, por nuk pësoi asnjë dëmtim.