Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj të arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.
Avokati i Goxhajt ka bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes.
Ditën e djeshme u zhvillua edhe një protestë para Presidencës për në mbështetje të Goxhajt për të mos lejuar ekstradimin e tij drejt Hagës.
Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.