Vendosni fjalën kyçe....

Wisner viziton Shëngjinin, Ambasada Amerikane: Mbi 3200 afganë përjetuan mikpritjen legjendare të Shqipërisë


I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane David Wisner, zhvilloi një vizitë në Shëngjin ku janë akomoduar shtetasin e larguar nga Afganistani pas ardhjes në pushtet të talebanëve.

Wisner takoi punonjësit socialë amerikanë dhe shqiptarë që ndihmojnë afganët gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ndërsa Ambasada shkruan në një postim në rrjetet sociale mbi vizitën duke e konsideruar mikpritjen shqiptare legjendare.

I Ngarkuari me Punë David Wisner vizitoi Shëngjinin dhe afganët në pritje të tranzitit për në Shtetet e Bashkuara. Ai u takua me punonjësit socialë frymëzues amerikanë dhe shqiptarë që ndihmojnë afganët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Deri më sot, mbi 3200 afganë kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë para se të zhvendoseshin përfundimisht në shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara”-shkruan Ambasada Amerikane.