Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti rrugor në Irak vret 16 perona, kryesisht pelegrinë iranianë


Të paktën 16 persona, kryesisht pelegrinë iranianë, u vranë në një aksident rrugor vdekjeprurës në Irakun verior, sipas autoriteteve lokale shëndetësore të shtunën.

Trembëdhjetë persona të tjerë u plagosën rëndë në aksident, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve INA, Khaled Burhan, drejtor i shërbimeve shëndetësore në provincën Salaheddin, përcjell AA.

Ai tha se aksidenti ndodhi kur dy autobusë u përplasën me njëri-tjetrin në një autostradë midis qyteteve Dujail dhe Samarra pak para mesnatës të së premtes.

Mijëra pelegrinë iranianë vizitojnë Irakun çdo vit për Arbainin, një tubim i madh fetar për myslimanët shiitë.

Arbaini zhvillohet 40 ditë pas Ashures, ditës së famshme për ngjarjen tragjike të Qerbelasë, kur Husseini, nipi i profetit të Islamit Muhamed, u vra më 10 tetor 680.

Rreth 4,900 njerëz u vranë në aksidente rrugore në Irak në vitin 2022 për shkak të infrastrukturës së dobët të transportit dhe mospërputhjes me rregulloret e sigurisë rrugore nga shoferët, sipas vlerësimeve të Irakut.