Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ‘lënë’ burgun në Hagë dhe është kthyer për herë të dytë në Kosovë.
Shkak për vizitën e Thaçit është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e babait të tij. Kjo është hera e dytë që Thaçi lë burgun dhe vjen në Kosovë, që prej nëntorit të vitit 2020, kur është dërguar në Hagë ku akuzohet për krime lufte.
Gazeta Express shkruan se Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale. Mediat kanë publikuar edhe një foto të makinës me të cilën Thaçi ka mbërritur në Kosovë, ndërsa pas vizitës ai pritet që të niset sërish drejt Hagës.