Roland Bejko ka folur sot gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Bejko tha se tejmbushja e sallës e tregoi të vërtetën dhe sot PD falë atyre që rezistuan dhe pas fjalimit të Bashës, janë shumë shuar dilemat dhe ju janë përgjigje të gjitha pyejeve.
Bejko gjithashtu është ndalur dhe tek pjesa e nongratës duke e quajtur lëvizjen e tyre si një lëvizje të pashpresë dhe të izoluar.
Po ashtu Bejko tha se revolucioni i shumëpremtuar ju ofroi demokratëve një kullë të madhe, duke bërë krahasimin me Malin e Shkëlzenit.
“Demokratët nuk mund të ulen nën hijen e Malit të Shkëlzenit”, tha Bejko ndër të tjera.
Po ashtu Bejko shtoi se Berisha bëri diversionin e radhës dhe me grupin e ri, të cilët i gënjeu, duke thënë se këta i mori në qafë pasi ata e bënë gjysmën e rrugës me ne.