Zëdhënësja e Rithemelimit, Florjana Garo ka reaguar për Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Lulzim Basha.
Garo e ka cilësuar Bashën me të vetmuar dhe më të braktisur se kurrë, e teksa e quan ‘peng’ të Ramës, ajo thotë se nuk ka rëndësi se sa keqpërdoret Basha nga PS, por e rëndësishme është që të jetë kryetar dhe askush të mos ja marrë këtë privilegj.
“Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla – Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut! Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng – kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ia marrë këtë “privilegj”! Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij”, shkruan Garo.