Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Kuvendi i Bashës si Asambleja e PS-së, për ruajtjen e status-quo-së


Deputeti Ervin Salianji ka reaguar sot për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha.

Salianji e ka krahasuar Kuvendin me Asamblenë e PS-së të paralajmëruar për të hënën, që sipas tij kanë të njëjtin qëllim, ruajtjen e status-quo politike në vend.

Sesioni i ri po nis me dy lëvizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve!

Eventet e organizuara nga formacione proqeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njëjtën valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!”, shkruan Salianji.