Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi i kamionit hodhi inertet në rrugë, Rama: Dashakeqësi, policia s’do falë askënd edhe për shishen më të vogël


Kreu i qeverisë ka publikuar një video të policisë që shoqëron drejtuesin e një kamioni pas hedhjes së inerteve në rrugë, duke e cilësuar këtë akt si dashakeqësi për sigurinë e makinave dhe banorëve.

Rama shprehet se policia me dorë të hekurt s’do të falë askënd, e cila është duke monitoruar terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve.

”T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë ????

Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Rama.