Vendosni fjalën kyçe....

Trupi i 23-vjeçarit që u vra në Itali mbërrin në Shqipëri, në ceremoninë e varrimit edhe Taulant Balla


Ditën e sotme ka mbërritur në Lushnjë trupi i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku u përfshi miku i tij.

Në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjës.

Bitri u përpoq të shuante një konflikt të çastit midis shokut të tij italian dhe një algjeriani, por ky i fundit e goditi në gjoks me një shtizë peshkimi.

Pas rezultateve të autopsisë, mediet italiane bëjnë me dije se shtiza i shpoi zemrën dhe mushkëritë.

Një hetim i kryer nga mjekja ligjore Loredana Buscemi, konstaton se shtiza i dëmtoi dy organe vitale të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.