Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është për t’u shërbyer njerëzve, jo vetes tonë


Lulzim Basha shkruan se arsyeja e vetme pse PD-ja ekziston si forcë politike është për t’u shërbyer njerëzve.

Dy orë para mbledhjes së kryesisë së PD-së ai thekson se ajo ekziston si forcë politike për t’u ofruar shqiptarëve alternativë qeverisjes e zgjidhje për problemet e tyre.

“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku”, shkruan Basha.

Ditën e djeshme ai thirri Kuvendin Kombëtar të PD-së ku u miratuan ndrysnimet në statut që i hapin rrugën ndryshimit të kupolës drejtuese të partisë.