Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shprehet se kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj ka 1 muaj që nuk u përgjigjet pyetjeve të bëra në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Braimllari shkruan se Veliaj është i vetëdijshëm mbi autorësinë, përgjegjësinë dhe përfitimim e drejtpërdrejtë nga kjo aferë korruptive dhe kërkon që ti shmanget drejtësisë dhe transparencës, por që nuk do të ja dalë.
Postim i plotë:
Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbledhja e fundit e këshillit bashkiak Tiranë Erion Veliaj ende nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve të Partisë së Lirisë mbi inceneratorin e Tiranës.
A ka qenë parashikuar në buxhetin e kaluar si zë financimi i inceneratorit nga Bashkia Tiranë?
Sa ton mbetje janë depozituar çdo vit kalendarik që nga lidhja e marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës në landfillin e Sharrës?
Sa është buxheti i Bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës?
Sa para janë paguar çdo ditë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për inceneratorin e Tiranës, që nga nisja e kësaj kontrate.
Pse Erion Veliaj nuk ju drejtuar Këshillit Bashkiak për këtë çështje në vitin 2017?
Duke I rrëmbyer kështu kompetencat këshillit bashkiak.
Këto janë pyetje që shqetësojnë çdo ditë Erion Veliaj, sepse ai është i vetëdijshëm mbi autorësinë, përgjegjësinë dhe përfitimim e drejtpërdrejtë nga kjo aferë korruptive.
Këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës do të luftojnë çdo ditë për transparencë dhe llogaridhënie.
Ne do të përmbushim premtimin tonë përpara qytetarëve të Tiranës që Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet transparencës dhe llogaridhënies.
Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget drejtësisë, transparencës dhe llogaridhënies.