Vendosni fjalën kyçe....

Vrau motrën, 40-vjeçarja: Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh


Është zbardhur dëshmia e autores së vrasjes së 37-vjeçares Amanda Pushani në banesën e saj.

Mësohet se e motra  e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.

40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.