Vendosni fjalën kyçe....

“Zoti më dha aftësinë për të parë të ardhmen” – Habit presidenti i vendit aziatik


Presidenti i Kirgistanit, Sadyr Japarov, ka pohuar se ai mund të shohë të ardhmen e vendit për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Ai e bëri deklaratën të premten, një javë pas hapjes së një shkolle të mesme për fëmijët e talentuar, të cilët ai tha se duhet të stërviten për të parashikuar dhe përcaktuar të ardhmen e Kirgistanit.

“Unë e kam këtë aftësi, të shoh se çfarë do ndodhë me kombin tonë në 20 apo 30 vjet dhe çfarë rruge do të ndjekë,” tha Japarov në një intervistë me një agjenci vendase lajmesh pas ceremonisë së hapjes. “Duhet të më jetë dhënë kjo ndjesi nga Zoti,” tha ai.

Presidenti shtoi se ‘kushdo’ mund të parashikojë të ardhmen thjesht duke vëzhguar atë që po ndodh tani.

Presidenti kritikoi gjithashtu sistemin e rekrutimit për zyrtarët publikë, duke thënë se Kirgistani braktisi sistemin e trajnimit profesional që kishte dikur përpara se të fitonte pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik dhe në thelb e zëvendësoi atë me nepotizëm.

Kombi tani do fillojë të edukojë profesionistë ‘që nga fillimi’, tha ai, dhe ‘vetëm atëherë do jenë në gjendje të parashikojnë të ardhmen e Kirgistanit për një shekull që do vijë dhe të përcaktojnë këtë të ardhme’.

Nxënësit do pranohen në shkollën e mesme presidenciale në bazë të një konkursi vjetor mbarëkombëtar.

Ata do mund të marrin pjesë në konkurs pas gjashtë viteve të studimeve të rregullta. Vetëm 75 nxënës janë pranuar në shkollë për vitin e ardhshëm akademik.