Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët britanikë u paralajmëruan të bëjnë kujdes nga ‘gratë magjepsëse’ në Kinë – Media


Spiunët britanikë paralajmëruan Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly dhe ekipin e tij që të bëjnë kujdes nga gratë tërheqëse që mund t’i joshin dhe shantazhojnë gjatë vizitës së delegacionit të tij në Kinë, raportoi Daily Mail.

Cleverly mbërriti në Pekin të mërkurën për bisedime me ministrin e Punëve të Jashtme kineze Wang Yi dhe nënpresidentin Han Zhen.

Zyra e Jashtme Britanike konfirmoi se Cleverly do përmendte gjatë takimit ‘veprimtaritë keqdashëse kibernetike’ gjatë bisedimeve, pas pretendimeve dy javë më parë se ‘hakerët’ kinezë dhe rusë kishin shkelur sistemet e tij të sigurisë.

Sipas Daily Mail, ekipi i Cleverly mori disa javë trajnime për sigurinë përpara udhëtimit. Atyre iu tha të linin telefonat inteligjentë dhe laptopët e tyre në shtëpi dhe të trajtonin çdo hotel dhe dhomë takimi si të përgjuar.

Skuadrës iu tha gjithashtu të ruheshin nga ato që Daily Mail i quajti ‘gratë magjepsëse’, të cilat mund t’i joshnin e më pas shantazhonin.