Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Behar Bajrit në Francë, Balla: Askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë


Pas finalizimit të operacionit të koduar “Metamorfoza” që pasoi me arrestimin e Behar Bajrit në Francë, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai ka përgezuar oficerët e përfshirë në operacion dhe shprehet se bashkëpunimi me strukturat ligjvënëse të vendeve partnë do ta çoj Shqipërinë në një nivel tjetër .

“Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpresh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

Vetëm përpara!”-shkruan Balla.