Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Bardhit: Është shkarkuar, postin e kreut të grupit parlamentar ia delegoj nënkryetarëve


Kreu i PD-së Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit, i cili u shkarkua si kreu i grupit parlamentar në Kuvendin Kombëtar, pasi ky i fundit ka thirrut sot në mbledhje deputetët e grupit të Bashës e Berishës.

Basha tha nga oborri i Kuvendit se beteja e PD-së është për qytetarët ndërsa theksoi se postin e kreut të grupit parlamentar do e delegojë te nënkryetarët.

“Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e krut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.” – tha Basha.