Drejtuesi i Partisë Demokratike zyrtare ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Basha thotë se qeverinë e “damkosur nga SPAK” nuk e shpëton dot tubimi partiak.
Kreu i PD-së inkurajon SPAK të vijojë me hetimet për aferat e denoncuara korruptive.
“Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.
Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës” – shkruan Basha.