Presidenti Begaj deklaroi sot se do kërkojë njohjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Gjatë konferencës për shtyp me homologen Osmani ai theksoi se çështje e Shqipërisë është edhe e Kosovës.
I pyetur për autorizimin për çështjen e kufirit detar me Greqinë, Begaj tha se ai duhet të përmbushë disa kritere paraprake të cilat duhet kornizuar sipas Gjykatës Kushtetuese.
“Çdo çështje e Shqipërisë është dhe çështje e Kosovës. Lëshimi i autorizimit nga presidenti për çdo negociata apo marrëveshje është detyrim ligjor. Sa i përket autorizimit për çështjen në fjalë, ky autorizim duhet të përmbushë disa kritere paraprake, që duhet të jenë të kornizuara sipas Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht e kam dhënë përgjigjen dhe më parë, jemi duke shqyrtuar këtë relacion, për të bërë të mundur që relacioni që do të bëhet të jetë në përputhje me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare. Sapo ky autorizim të firmoset do të bëhet publike për publikun.”, tha Begaj.