Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Edi Rama shpall ndryshimet në qeveri, Kushi zëvendësohet nga Manastirliu, Mete merr financat


Kryeministri Edi Rama shpalli në fund të fjalës së tij edhe ndryshimet në Qeveri.

Ministër i Financave do jetë Ervin Mete, ndërsa Ogerta Manastirliu lë Shëndetësinë dhe merr Arsimin dhe Sportin në vend të Evis Kushit që do mbajë vetëm funksione në parti.

Olta Xhaçka largohet nga MEPJ dhe i lë vendin Igli Hasanit.

Anila Denaj kthehet në qeveri si Ministre Bujqësie ndërsa Delina Ibrahimaj merr Ministrinë për Sipërmarrjen.

Albana Kociu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë Rama ka menduar shkrirjen e ministrisë së shtetit për standardet duke krijuar ministrinë për pushtetin vendor ku ka emëruar nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.