Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar ku përbërja e re do jetë me rikthime, ndryshime postes dhe emra të rinj nga jashtë grupit parlamentar.
Për sa i përket rikthimeve në qeveri, Anila Denaj e cila mbajti Ministrinë e Finacave gjatë dy viteve të fundit në qeverinë Rama 2 dhe u zgjodh deputete në zgjedhjet e vitit 2021, rikthehet dhe merr Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke larguar zëvendësuar kështu Frida Krifcën.
Ndërsa Ministrinë e Financave Rama ja ka besuar kreut të Autoritetit të Mbikqëyrjes Financiare, Ervin Mete i cili më herët ka qenë te Financat si zëvendësministër duke futur kështu në qeveri një emër jo nga grupi parlamentar.
Delina Ibrahimaj e cila u largua nga Ministria e Financave merr postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen që drejtohej nga Edona Bilali.
Rama largoi nga qeveria edhe Olta Xhaçkën duke vënë në vend të saj Ambasadorin Igli Hasanin Koordinator i Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Përpara se t’i bashkohej OSBE-së, ambasadori Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë.
Një zhvendosje në post mendoi për Ogerta Manastirliun kreu i qeverisë, duke e larguar nga Shëndetësia dhe e dërguar te Ministria e Arsimit dhe Sportit në vend të Evis Kushin të cilën e propozoi për Sekretare të Gruas në parti.
Në vend të Manastrliut, Rama sjell Albana Koçiun e cila ka drejtuar për vite me radhë Departamentin e Administratës Publike jashtë radhëve të grupit parlamentar.
Rama mendoi për shkrirjen e një ministrie pa portofol dhe krijimin e një të reje. Kështu Rama shkriu ministrinë e shtetit për standardet që drejtohej nga Milva Ekonomi dhe krijoi Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor.
Në krye të saj emëroi Arbjan Maznikun, nënkryetarin e Bashkisë Tiranë dhe ish-zëvendësministër i Arsimit në qeverinë Rama 1 për një periudhë 2 vjeçare./Hashtag.al