Vendosni fjalën kyçe....

Operacionet antikanabis/ Balla: Paketa e sigurisë në shkolla do të garantojë një perimetër sigurie për nxënësit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se shqiptarët presin më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Sipas Ballës Paketa e Sigurisë në shkolla do të garantojë një perimetër sigurie përreth tyre dhe ashpërsim të ndëshkimit të keqbërësve.

 

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. #PaketaeSigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndëshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson ministri Balla.