Presidentja e Kosovës Osmani deklaroi sot se Tirana e Prishtina do jenë faktorë stabiliteti e bashkëpunimi në rajon.
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Shqipërisë Begaj ajo theksoi se duhet një bashkërendim më i mirë mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së për sa u përket zhvillimeve në veri të vendit.
Osmani tha gjithashtu se Shqipëria e Kosova duhet tq qëndrojnë të bashkuara përballë sfidave të ndryshme.
“Diskutuam për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë sëbashku, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave në qëndrojmë të bashkuar, kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO. Bashkëpunim për një strategji të unifikuar të politikës së jashtme. Unë mendoj që çdo moment është i mirë për ta vizituar Republikën e Shqipërisë. Përkundrazi çdo vizitë ndihmon fuqizimin tonë në rajon. Kosova sot përballet me sfidimin më të madh të sigursë në këto 25 vitet e fundit. Kur kemi përballje me sfida të tilla atëherë është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare ti vëmë para së gjithash. Të flasim me një zë e të unifikuar. Unë s’kam dyshim se qëllimin e kemi të përbashkët. Ndonësë ndonjëherë kemi dallime në strategji atëherë duhet të ulemi t’i diskutojmë si familje. Sepse jemi një familje. Jam e bindur se edhe ndonjë moment i vogël i pakëndshëm tejkalohet. Si presidente e Shqipërisë do të ulem për angazhim me presidentin, kryeministrin dhe me të gjithë diplomatët e republikës së Shqipërisë kudo ndodhen. Mos të harrojmë që jemi në një moment të mirë si Kosovë dhe Shqipëri, kemi arritur lirinë pavarësinë, jemi shtetet më demokratime në rajon e përtej. Bashkëpunimi ynë koordinimi ynë vetëm sa do të hapë më shumë dyert për suksese prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë”, tha Osmani.