Vendosni fjalën kyçe....

Situata në PD, Bejko: Kuvendi Kombëtar me mbi 4 mijë pjesëmarrës, ndryshimet e statutit legjitime


Roland Bejko i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi Kuvendin Kombëtar të PD, teksa tha se ndryshimet e statutit janë legjitime.

Ai u shpreh se ditën e sotme në Kuvend PD u paraqit me ekipin e saj dhe se dje ka hyrë në fuqi statuti i ri, duke bërë që kryetari i partisë të jetë njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar, dhe se për këtë nuk ka asgjë për të diskutuar.

“Deputetët janë ndarë tashmë në tre grupe, në fakt është dhe një grup i katërt. Deputetët që e njohin PD zyrtare ishin, ata që nuk e njohin nuk ishin dhe nuk votuan. E patë që u tund pallati i sportit? Mbi 4 mijë vetë kanë qenë aty”, tha Bejko.