Në nje zonë pyjore në Berat në vendin e quajtur “Sheshi i Bukur”, një vatër zjarri përfshiu rreth 100 metër katror.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë dhe ndërhyrja drejt zonës së zjarrit u krye me mjete rrethanore. Kjo për shkak të terrenit të vështirë që e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, ku zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu.
Në një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për mbylljen e tij të plotë.
Në zonë kanë shkuar edhe dy patrulla policie, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që sipas zjarrfikësve ka qenë i qëllimshëm.