Vendosni fjalën kyçe....

Basha s’përjashton zgjedhjet e parakohshme: Lista të hapura, gjeneralët e djeshëm janë sot pensionistë


Kreu i PD-së Basha tha sot se listat e hapura janë zotimi i parë i forcës politike që drejton në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Gjatë një takimi me Kolegjin e Kryetarëve, kryedemokrati tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore i bashkëdrejtuar nga Enkelejd Alibeaj është pjesë e luftës që PD-ja do ndjekë për të garantuar votën e qytetarëve.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj. Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.”­ – tha Basha.

Ai shtoi më tej se koha e kultit të individit në PD ka marrë fund njëherë e mirë. Basha tha brenda 31 marsit 2024 synimi i PD-së është evidentimi dhe lançimi i 140 kandidatëve për deputetë, të cilët do përgatiten për zgjedhjet e vitit 2025, nëse deri atëherë s’do ketë agto që ai i quajti të papritura politike e elektorale

“Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve. Koha kur PD përdorej për t’i shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund. Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do t’i shërbejë vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve. Do kenë një vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD. Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për t’i dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njohë, prekë njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.” – tha ai.

Në fund Basha ironizoi Berishën duke thënë se ‘lufta brenda partisë shërbeu si një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralët e djeshëm, rrugëhumbur që janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan’.