Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ne Zveçan ku kanë bastisur një depo armësh. Të pranishëm gjatë aksionit kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Kurti ka thënë se armët kanë pasur të shpërndahen te bandat e dhunshme në atë pjesë të Kosovës.
”Një tjetër fitore për RoL. Policia dhe KFOR bastisi një depo armësh në Zveçan të përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë për t’ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, shkruan Kurti.
Më parë, për këtë çështje kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishte dhënë detaje për aksionin.
”Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it. Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla, të martën.
Muajve të fundit në Veri të Kosovës ka pasur tensione, poqë sipas bashkësisë ndërkombëtare akoma nuk ka deskalim të plotë të gjendjes.
Qeveria e Kosovës thotë se në atë pjesë të vendit po shtrihet rendi dhe ligji.
Another victory for RoL & Security: Today @Kosovo_Police, in the presence of @NATO_KFOR, raided an arms depot in Zveçan used to smuggle weapons into Kosova for distribution to violent gangs. Military-grade arms such as automatic rifles, hand grenades&explosives were confiscated. pic.twitter.com/EUNPICdfft
— Albin Kurti (@albinkurti) September 5, 2023