Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e turizmit.
Rama thotë se sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.
Referuar këtyre të dhënave, Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”.
Ndërkohë, dy ditë më parë, Shqipëria rezultoi e para në Europë për rritjen e fluksit të pasagjerëve në Rinas, me 119%.